Ndërlidhjet

NJU JORK


Kombet e Bashkuara kanë hapur një hetim të brendshëm rreth asaj çka ata e kanë përshkruar “si përdorim të pakujdeshëm” të një kasete që mund të sigurojë të dhëna mbi rrëmbimin e ushtarëve izraelitë nga militantët libanezë.
Pas muajsh të tërë mohimi se pamje të tilla ekzistonin, Kombet e Bashkuara javën e kaluar i afruan një kopje të censuruar qeverisë izaelite. Një zëdhënëse e Sekretarit të Përgjithshëm Kofi Anan, u shpreh mbrëmë se Kombet e Bashkuara janë vënë në pozitë të vështirë pasi kredibiliteti i tyre mund të cënohet nga ajo cfarë mund të interpretohet si përdorim i pakujdeshëm i informacioneve mbi ngjarjen”.
XS
SM
MD
LG