Ndërlidhjet

ROMË


Ministrat e jashtëm të Grupit të Kontaktit për ish-Jugosllavinë kanë kompletuar bisedimet rreth gjendjes në Maqedoni, por sic bëhet e ditur, nuk është ofruar asnjë ide e re për zgjidhjen e krizës etnike atje.
Nuk është publikuar ende ndonjë komunikatë zyrtare rreth tubimit, natyrën jo formale të të cilit e theksoi para takimit edhe Sekretari amerikan I Shtetit, Colin Powell. Grupi i Kontaktit për ish-Jugosllavinë përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Italinë, Gjermaninë dhe Rusinë.
XS
SM
MD
LG