Ndërlidhjet

TIRANË


Policia shqiptare ka arrestuar mbrëmë katër komisionerë të zonës 60 në Lushnje dhe ka shpallur kërkimin për një tjetër, për siç thuhet, bllokimin e proçes-verbaleve duke sjellë për pasojë vonimin e njoftimit të rezultateve-njoftojnë agjensitë botërore të lajmeve. Konflikti mes komisionerëve ka penguar zhvillimin e raundit të parë të zgjedhjeve. Kjo provokoi një vendim të Komisionit Qendror i cili shkarkoi Komisionin Zonal dhe urdhëroi formimin e një të dyti, i cili po ashtu përfundoi i akuzuar nga Komisioni Qendror, KQZ, për mos-respektim të proçedurave. Arrestimi i komisionerëve është kryer pas një padie të depozituar në polici nga KQZ-ja, e cila para pak ditësh lajmëroi se do t’i organizojë vetë votimet në raundin e tretë, më datë 22 korrik. Ky pohim ka shkaktuar polemika të gjera në politikën shqiptare.
XS
SM
MD
LG