Ndërlidhjet

ROMË


Ministri I jashtëm I Rusisë, Igor Ivanov i ka shprehur Sekretarit Amerikan të Shtetit Colin Powell, kërkesën e Moskës për t’u njohur me planet e Uashingtonit rreth kornizës së re strategjike, përfshirë mbrojtjen kundër-raketore. Në takimin me homologun e tij rus në Romë, Kolin Pauell ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të qartësojnë konceptin e mburojës raketore në një të ardhme të afërt. Sic bëhet e ditur, gjatë takimit jo-formal Powell-Ivanov, është diskutuar rreth propozimit britanik për ndryshimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj Bagdadit. Sekretari amerikan i Shtetit planifikon të takohet pasdite, në takimet përgatitore para samitit të G8-ës, me ministrat e jashtëm të Japonisë, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Italisë dhe Kanadasë.
XS
SM
MD
LG