Ndërlidhjet

BETLEHEM /JERUZALEM


Forca shtesë, mjete ushtarake dhe tanke kanë përforcuar pozicionet e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor sot, ndërsa të afërm dhe njerëz të armatosur, pjesëtarë të forcave palestineze Hamas, kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të njërit prej drejtuesve të kësaj Organizate, Omar Sadeh dhe tre palestinezëve të tjerë.
Duke komentuar praninë e shtuar ushtarake në territoret palestineze, ministri i jashtëm i Izraelit, Shimon Perez, tha se ato nuk janë sinjal i fillimit të një ofensive të re kundër-palestineze. Më tej Perez theksoi se të dyja palët në konflikt, nuk kanë rrugëdalje tjetër përpos rikthimit në, sic u shpreh ai, “paqe dhe arsye”.
XS
SM
MD
LG