Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson ka përjashtuar cdo kthim të menjëhershëm, qoftë edhe në numër të kufizuar, të trupave jugosllave të sigurisë në Kosovë, duke argumentuar se është shumë herët të vendoset për një hap të tillë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka nxitur serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të Nëntorit. Lordi Robertson u takua në shtabin e NATOs në Bruksel me zëvendës-kryeministrin e Serbisë Nebojsa Covic dhe ministrin e jashtëm të Jugosllavisë, Goran Svilanovic. Covic, citohet të ketë thënë se Beogradi shpreson që pjesëmarrja e Serbisë të jetë konstruktive dhe jo më problematike.
XS
SM
MD
LG