Ndërlidhjet

SARAJEVË


Parlamenti i Bosnjes ka votuar pro zgjedhjes së ministrit aktual të Punëve të Jashtme, Zlatko Lagumdjia në postin e kryetarit të qeverisë federale. Bozhidar Matic dha dorëheqjen muajin e shkuar pasi parlamenti dështoi në kalimin e ligjit të ri zgjedhor, një nga kushtet për hyrjen e Bosnjes në Këshillin e Europës. Boshnjaku Lagumdjija, i cili udhëheq bblokun reformist Aleanca për Ndryshime, do të vazhdojë detyrën e ministrit të jashtëm, megjithë kundërshtitë e paraqitura nga partitë nacionaliste për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit të Bosnje-Hercegovinës.
XS
SM
MD
LG