Ndërlidhjet

logo-print

ROMË


Ministrat e jashtëm të shtatë vendeve më të industrializuara dhe Rusisë kanë vazhduar gjatë pasdites bisedimet mbi cështje të rëndësishme strategjike duke u ndalur vecanërisht në planet e Shteteve të Bashkuara për sistemin e mbrojtjes kundër-raketore, si dhe në krizën në Maqedoni dhe Lindjen e Mesme. Bisedimet i paraprijnë samitit të G8-ës që do të zhvillohet gjatë fundjavës në Gjenovë. Sic bëhet e ditur ministri i jashtëm i Rusisë, Igor Ivanov, i ka shprehur Sekretarit Amerikan të Shtetit Colin Pouell, kërkesën e Moskës për t’u njohur me planet e Uashingtonit rreth kornizës së re strategjike, përfshirë mbrojtjen kundër-raketore. Në takimin joformal me homologun e tij rus në Romë, Kolin Pauell ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të qartësojnë konceptin e mburojës raketore në një
XS
SM
MD
LG