Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson dhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana kanë shtyrë vizitën e planifikuar për sot në Maqedoni pasi kryeministri i Maqedonisë, Lupço Georgievski kritikoi planin paqësor të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Ishte paraparë që gjatë vizitës të diskutohet plani i propozuar për paqë, mirpo dje kryeministri Lupço Georgievski refuzoi planin duke e quajtur ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Maqedonisë.
Negociatat polititike po kalojnë nëpër vështërsi, ka thënë zëdhënësja e Solanës, Kristin Galash, duke shtuar se Solana dhe Robertson vendosën mbëmë të mos shkojnë në Shkup në dritën e qorrsokakut të fundit.
Ndërkohë, vet Solana deklaroi në Romë se ai nesër do të vizitojë Shkupin që të promovojë planin paqësor të Perëndimit, të cilin shumica sllavomaqedonase e hodhi poshtë si shumë pro-shqiptar.
XS
SM
MD
LG