Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Ministria maqedonase e Mbrojtjes thotë në një komunikatë se gerrilët shqiptarë janë duke u rigrupuar në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit dhe se në disa lokalitete ka patur të shtëna.
Në komunikatë thuhet se kryengritësit shqiptarë mbrëmë dhe në orët e mëngjesit kanë hapur zjarr kundër pozicioneve të policisë në fshatrat rreth Tetovës. Disa luftëtarë kanë sulmuar një postblok policor pran pompës së benzinës afër Kumanovës.
Trupat maqedonase kanë hapur zjarr ndaj një grupi kryengritësish që janë orvatur të hyjnë në Maqedoni, afër Tanushevcit.
Në kumtesën e ministrisë së Brendshme thuhet se për herë të parë një grup kryengritësish shqiptarë janë parë afër Strugës.
XS
SM
MD
LG