Ndërlidhjet

SHKUP


Bisedimet e nivelit më të ulët me qëllim të zgjidhjes së konfliktit në Maqedoni priten gjatë ditës apo nesër, pas refuzimit të planit paqësor të Perëndimit nga pala maqedonase dhe mosparaqitjes së liderëve politikë shqiptarë në takimin e djeshëm.
Zyrtarë perëndimorë kanë thënë se grupi i ekspertëve nga të dy komunitetet, duhet të takohet sërish të shtunën në nivel më të ulët, ndërkohë që presidenti Boris Trajkovski dhe Shtetet e Bashkuara, kanë bërë thirrje për këthim në tryezën e negociatave.
Zëdhënësi i PPD-së, Zahir Bekteshi, ka thënë se liderët e partive do të vendosin gjatë ditës nëse do të kthehen në bisedimet e reja.
Ndërkaq, Demush Bajrami, nga PDSH-ja ka thënë se bisedimet duhet të mbahen në terren neutral, jashta Maqedonisë, ku emocionet janë të larta.
XS
SM
MD
LG