Ndërlidhjet

PATRICK MOORE: NË MAQEDONI LUHET LOJË E RREZIKSHME


“Për të shmangur ashpërsimin e mëtejm të situatës në Maqedoni duhet shtuar presionin ndërkombëtar, ndërsa bisedimet duhet bartur diku tjetër”, thotë analisti i radios Europa e Lirë, Patrick Moore.

RFE
Pala maqedonase ka refuzuar planin paqësor të emisarëve ndërkombëtarë. Ç’do të thotë ky veprim?

MOORE
Kjo do të thotë se ne vazhdojm të jemi dëshmitarë të teatrit që e kishim parë javëve të fundit. Kjo pjesërisht është pasojë e polarizimit e shoqërisë, ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, që ishte e pranishme edhe më parë, por që është intensifikuar nga fillimi i këtij konflikti. Rrjedhimisht, ne kemi situatën, që Solana dhe Robertson e kanë bërë transperante, në të cilën qeveria e dinte plotësisht se ç’bënin negociatorët, por pastaj bëhet se nuk e dinte dhe shtihet e befasuar. Duhet përkujtuar se diç e ngjashme kishte ndodhur disa javë më parë edhe me ambasadorin Frouik i cili kishte biseduar me guerilët. Ata ishin në dijeni të kësaj, por pastaj përgënjeshtronin një gjë të tillë. Problemi këtu konsiston rreth dy çështjeve - i pari ka të bëjë me vështirësitë në mos me pa-mundësinë që në mënyrë të qetë, paqësore dhe të civilizuar të zgjidhet kriza, kur njëkohësisht në prag keni fushatën zgjedhore. Të bësh negociata dhe fushatë zgjedhore njëkohësisht, gjithsesi dëshmohet e vështirë, për të mos thënë e pamundur.
Çështja e dytë ka të bëjë me lidershipin dhe veqanërisht me lidershipin maqedonas. Udhëheqja maqedonase ishte shumë e pa-kënaqur lidhur me kualifikimet, që Solana dhe Robertson u kanë bërë vlerësimeve të Georgievskit, të cilat i cilësuan jo – dinjëtoze, ndonëse unë mendoj se ato ishin shumë dipomatike. Në disa raste ndaj veprimeve të ndërkombëtarëve ngjashëm kishte reaguar edhe presidenti Trajkoski.

RFE
Zoti Mur, a ka mundësi që bisedimet të vazhdohen apo duhet pritur tjera?

MOORE

Në rastin e bisedimeve kushtuar Lindjes së Mesme në një moment të ballafaquar me probleme ata i bartën ato në Norvegji. Mendoj se një gjë të tillë do duhej bërë edhe në këtë rast. Mbase duhet zhvilluar bisedime të drejtëpërdrejta që secili ta dij se çfarë është duke ndodhur dhe askush më vonë të mos ketë mundësi të përgënjeshtroi se çfarë ishte bërë. Pra, të mbahen në një ambient ku ka më pak mundësi të teatralizimit dhe të veprimeve jo – përgjegjëse.

RFE

Çfarë duhet bërë që të shmanget lufta?

MOORE

Lidhur me veprimet për shmangjen e luftës mendoj se e vetmja gjë e mundshme është presioni i shtuar nga jasht. Problemi këtu qëndron në faktin se zoti Georgievski në prononcimet e fundit duket të ketë rrënuar disa ura me komunitetin ndërkombëtar. Vështirë është të thuhet se si mund të korrigjohen gjërat me Georgievskin si një nga pjesmarrësit aktiv dhe më të rëndësishëm. Ka pasur të atillë që gjatë gjithë kësaj krize, kanë thënë se një nga mundësitë më të rrezikshme është që zoti Georgievski dhe idhtarët e dorës së fortë në partinë e tij, të mendojn se më shumë do të fitojnë me luftë se sa me bisedime. Unë shoh se këtu kemi të bëjmë me një lloj loje, jo lojë e pokerit në të cilën partnerët gjenden ballë për ballë, me shishe uiski në tavolinë, secili në përpjekje për të bërë blof ndaj tjetrit për sfida shumë të larta. Në këtë rast kemi të bëjmë me një lojë si në rastin e tinejgjerëve, që vozisin automjete të shpejta dhe bëjnë gjëra të rrezikshme. Frikësohem se zoti Georgievski tash është duke luajtur pjesën më të rrezikshme të kësaj loje tinejgjerësh. Ky është aspekti më i rrezikshëm, ndërsa rruga për të shmangur luftën është shtimi i presionit ndërkombëtar, që siç e pamë gjatë javës së fundit, nuk bëri punë.

RFE

A jeni optimistë sa u përket zhvillimeve gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm?

MOORE

Sërish them se duhet shtim i presionit ndërkombëtar, dhe bartje e bisedimeve diku tjetër, ku të gjithë do të gjendeshin bashkarisht për dallim nga bisedimet paralele. Çështje është edhe ajo e ndikimeve të jashtme, përkatësisht çështja se kush dhe çfarë është duke bërë atje? Kemi pasur disa prononcime jo-ndihmuese nga ministri i jashtëm rus zoti Ivanov, që i bërë këtë javë në Itali. Me këto deklarata, ai si dhe disa politikanë tjerë rusë duket të kenë inkurajuar vijën e Georgievskit, dhe thuase kishte thënë se koncesionet e fundit ndaj shqiptarëve në planin linguistik mund të paraqesin katastrofë për gjithë Ballkanin. Prononcime të tilla ekstreme më parë kemi dëgjuar nga zoti Koshtunica. Por, kur kjo bëhet nga goja e ministrit të jashtëm të Rusisë ajo mund të inkurajoi njerëz të caktuar të insistojn në vijën e tyre të fortë. Dyshoj se çfarë synojn të realizojnë idhtarët e dorës së fortë. Nëse ata kanë tjetërsuar shqiptarët, nëse ata kanë tjetërsuar perendimorët, nëse kanë tjetërsuar madje politikanë më serioz në Serbi ose Greqi, kjo atëherë është një lojë shumë e rrezikshme e izolimit, në të cilën idhtarët e dorës së fortë mund ta gjejnë vetveten.
XS
SM
MD
LG