Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri i Shqipërisë Ilir Meta, ka nënvizuar sot faktin se konflikti në Maqedoni nuk mund të zgjidhet as përmes forcës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe “veprimeve ekstremiste dhe të dhunshme të saj”, siç i cilësoi ai, por as përmes militarizimit të mëtejshëm të krizës nga ana e ushtrisë maqedonase, të cilën e akuzoi për përdorim të tepruar të dhunës - njofton korrespondenti i radios “Europa e Lirë” në Tiranë.
Zoti Meta kërkoi civilizimin e krizës përmes hapjes së rrugës për një proces politik nga ana e qeverisë, dhe arritjes së një marrëveshje të qëndrueshme, që do të qetësonte të gjithë rajonin. Kryeministri Ilir Meta, në takimin me zyrtarë të lartë të ministrisë së jashtme, siguroi se Shqipëria do të mbështeste pa rezerva qëndrimin e bashkësisë euro-atlantike ndaj Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG