Ndërlidhjet

logo-print

GJENOVË


Liderët e Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Gjermanisë, Britanisë, Francës, Kanadasë, Italisë dhe Rusisë kanë përpara një agjendë të ngjeshur bisedimesh, që përfshin trajtimin e rrugëve që do të siguronin se rritja e lidhjeve ekonomike në glob do të ishte edhe në favor të vendeve të varfra. Diskutimet e së shtunës do të fokusohen në pikat e të nxehta të globit të tilla si Maqedonia, Lindja e Mesme e gadishulli Korean si dhe në çështjet e mjedisit, mes të cilave prioritare është ngrohja globale dhe traktati Kioto. Presidenti Bush i ka quajtur punimet e këtij samiti “korservatorizëm prekës në nivel ndërkombëtar” ndërsa kryemnistri Tony Bler tha se arritja më e madhe është krijimi i një fondi global për luftimin e SIDË-s, çka theksoi ai, “nuk do të kish ndodhur pa përfshirjen e udhëheqësve botërorë”.
XS
SM
MD
LG