Ndërlidhjet

GJENOVË


Gjuajtja fatale që i mori jetën 23 vjeçarit italian, Carlo Guliani, ka shkaktuar një valë protestash në gjithë Europën, ndërsa sot ka nisur një tjetër marshim në Gjenovë që mendohet të tërheqë rreth 100 mijë njerëz. Ndërsa nuk jepen hollësi mbi identitetin e policit që ka qëlluar mbi djaloshin, mësohet se ai është një karabinier me eksperiencë 20 vjeçare, i cili pas incidentit është shtruar në spital në gjendje shoku. Ministri i Brendshëm i Italisë, Claudio Scajola, kumton përmes një komunikate për shtyp se “djali është vrarë nga një predhë, me sa duket e qëlluar në vetmbrojtje”. Burime të policisë thonë se Guliani kishte një dosje të gjatë veprash kriminale, ku përfshiheshin akuzat për armë dhe drogë - raporton agjensia Asoshiejted Pres.
XS
SM
MD
LG