Ndërlidhjet

JERUZALEM


Udhëheqësi palestinez Yasser Arafat, ka thënë sot se i druhet shkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në Lindjen e Mesme dhe përsëriti për të disatën herë apelin për vendosjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Arafat i bëri këto komente pas bisedimeve me të dërguarin rus Andrei Vdovin në Gaza, kur jo më larg se mbrëmë, gjeti vdekjen një palestinez dhe u plagosën tre të tjerë si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në afërsi të zyrës qendrore të fraksionit Fatah në Hebron. Po në Hebron, rreth 5 mijë njerëz morrën pjesë sot në funeralin e aktivistit të lëvizjes Fatah të vrarë në atë shpërthim.
XS
SM
MD
LG