Ndërlidhjet

GJENOVË


Fuqitë më të mëdha botërore kanë nxitur dy komunitetet në Maqedoni të tregohen të matura ndërsa i kanë dhënë mbështetje të fuqishme planit të paqes, që parasheh një status të avancuar të përdorimit të gjuhës shqipe në vend. “Ne nxisim fuqimisht të gjitha palët në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, të demonstrojnë maksimumin e përgjegjësisë” – thuhet në qëndrimin e liderëve të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Kanadasë.
Me të tjerash në komunikatë shprehet mbështetja për reformat që, siç thuhet, “sigurojnë pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në jetën politike të vendit dhe respektimin e identitetit dhe të drejtave të të gjitha komuniteteve”. “Përpjekjet e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni për lehtësimin e dialogut politik mes palëve janë të nevojshme dhe duhet të vazhdojnë” – përfundon deklarata e burrë-shtetasve botërorë.
XS
SM
MD
LG