Ndërlidhjet

GJENOVË


Boris Trajkovski i është drejtuar për ndihmë gjegjësit të tij rus, Vladimir Putin, me një letër përmes së cilës kërkon angazhim më të madh të Rusisë në krizën maqedonase – bëjnë të ditur zyrtarë rus.
Boris Trajkovski “shpreh shqetësim për acarimin e tensioneve dhe fton zotin Putin të mbështesë pozicionin e tij” – ka thënë Sergei Prikhodko, ndihmës i presidentit Vladimir Putin. Më tej Prikhodko tha se “ngjarjet në Maqedoni po përmbushin parashikimet më pesimiste të presidentit rus e zyrtarëve të Kremlinit”. Ai fajësoi misionin e NATO-s se ka dështuar të çarmatosë kryengritësit shqiptarë në Kosovën fqinje.
XS
SM
MD
LG