Ndërlidhjet

GJENOVË


Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, Xhorxh Bush e Vlladimir Putin, pas përfundimit të samitit në Gjenovë kishin bisedime bilaterale lidhur me ardhmërine e marrëdhënjeve starategjike midis dy vendeve.
Vladimir Putin deklaroi pas bisedimeve se ai dhe presidenti Xhorxh Bush janë dakorduar për bisedime të formatit më të gjërë për raportet e reja strategjike në fushën e armatimit.
Putin ka thënë se bisedimet e ardhshme do të ndërlidhin planet e Uashingtonit për ndërtimin e mburojës raketore me çështjen e reduktimit të numrit të arsenaleve bërthamore nga të dy palët.
Në një komunikatë të përbashkët Bush e Putin thonë se ndryshimet e mëdha në botë i kanë detyruar ata që të ndërlidhin masat ofenzive dhe defanzive.
Presidenti i Shtetve të Bashkuara fillon në vijim vizitën në Romë dhe përfundon turneun evropian me vizitën paqëruajtësve amerikanë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG