Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powel udhton sot nga Uashingtoni në një turne që do ta shpie në Japoni, Vietnam, Kinë, Korenë Jugore, Australi dhe në konferencën e liderëve të vendeve nga rajoni i Azisë dhe Paqësorit.
Pauell ka thënë javën e kaluar se ai do të flasë miqësisht me liderët e Kinës lidhur me situatën e të drejtave të njeriut atje. Pauell tha se do t’u përcillte zyrtarëve të Pekinit se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me ta derisa vazhdojnë me rrugën e reformave ekonomike, por ka shtuar se nuk do të zbrapset nga brengat e Uashingtonit lidhur me shitjen e armëve të avancuara Iranit dhe Pakistanit nga ana e Kinës dhe situatën e të drejtve të njeriut anë ate vend.
XS
SM
MD
LG