Ndërlidhjet

NJU JORK


Konferenca e parë e Kombeve të Bashkuara lidhur me frenimin e trafikut me armë të lehta ka përfunduar mbrëmë duke miratuar një rezolutë kompromisi, sepse Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që të mos ketë restriksione ndaj shitjes legale dhe posedimit të ligjshëm të këtyre armëve nga ana e qytetarëve.
Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara përmban një nen të cilin shumë qytetarë amerikanë e interpretojnë si garantues të të drejtave të tyre private individuale që të mbajnë armë brezi.
Në konferencë ka patur propozime që shitja e armëve lehta të lejohet vetëm për qeveritë.
XS
SM
MD
LG