Ndërlidhjet

logo-print

SERBËT E KOSOVËS DHE ZGJEDHJET


Do të marrin, apo jo pjesë serbët e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që mbahen në nëntor? Kjo çështje ende mbetet në suazat e supozimeve, sepse - përgjegjegje të sakt ende nuk ka.
Vetë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës apostrofojnë këto probleme: mungesën e sigurisë, pa - mundësinë e qarkullimit së lirë, faktin që ende nuk ka kthim masovik të serbëve në Kosovë, mos-ndriqimin e fatit të serbëve të zhdukur dhe pa-kënaqësinë me kornizën kushtetuese.
Njëri nga liderët e serbëve të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq në këtë temë thotë:
“Serbët tash janë të ndarë në dy pjesë: në ata që jetojnë në kushte relativisht të volitshme dhe që gjenden në veri të Kosovës dhe në ata që jetojnë në kushte shumë të vështira, kryesisht në fshatra të vogla të pjesës qendrore dhe jugore të Kosovës. Atyre duhet mundësuar mbrojtje më e gjërë”, thotë Oliver Ivanoviq.
Nënkyretari i Partisë Demokratike të Serbisë dhe lider i kësaj partie në Kosovë, Marko Jakshiq, pajtohet me Oliver Ivanoviqin kur bëhet fjalë për problmet kryesore të serbëve të Kosovës dhe kërkon ndryshimin e kornizës kushtetuese:
“Kërkojm të ndyrshohet korniza kushtetuese në mënyrë që pozita e serbëve të përmirësohet dhe jo të varret vetëm nga vullneti i zotit Hakerup”, thotë Marko Jakshiq dhe shton se për dalje në zgjedhje duhet siguruar edhe parakushte tjera:
“Që serbët të dalin në zgjedhje duhet të sigurohet liria e lëvizjes dhe këthimi i tyre në Kosovë”, thotë Marko Jakshiq.
Nënkyretari i qeverisë së Serbisë, Nebojsha Qoviq, thotë se një nga problemet kryesore është ndriqimi i fatit të serbëve të zhdukr, por shton ai, edhe i shqiptarëve të zhdukur:
“Nuk kemi të bëjmë vetëm me 1350 serbë të zhdukur, por edhe me 2500 shqiptarë të zhdukur. Problemin duhet shtruar në këtë formë dhe bashkërisht të marrim të gjitha masat praktike që me kohë të kuptojm se çfarë ka ndodhur me këta njerëz”, thotë Nebojsha Qoviq.
Një nga çështjet që aktualisht shtrohet ka të bëjë edhe me faktin se kush do të marr vendimin për daljen ose jo të serbëve në zgjedhjet paralmentare të nëntorit në Kosovë?
Do të vendosin për këtë serbët e Kosovës në formë autonome apo nën instruksionet dhe miratimin e autoriteteve të Beogradit?
Nebojsha Qoviq thotë:
“Kuptohet do të vendosin autoritetet në Beograd, por edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës”, thotë Nebjsha Qoviq, ndërsa Oliver Ivanoviq shton:
“Askush individualisht. Megjithate, duhet jetësuar koncenzus rreth interesave dhe botëkuptimeve rreth të ardhmes së serbëve”, thotë Oliver Ivanoviq, ndërsa Marko Jakshiq konkludon:
“Më e rëndësishmja është se vendimin do ta marrim bashkarisht”, thekson Marko Jakshiq.




XS
SM
MD
LG