Ndërlidhjet

CASTEL GANDOLFO/ITALI


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush takoi Papa Gjon Palin e Dytë në selin e tij verore në Castel Gandolfo në Romë.
Në komunikatën e publikuar pas takimit, Papa, veç tjerash, u ka bër thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndihmojnë në tejkalimin e jazit midis vendeve të pasura dhe të varfëra.
Presidenti George Bush gjatë ditës kishte bisedime me presidentin e Italisë, Carlo Ciampi dhe kryeministrin, Silvio Berlusconi.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara nesër largohet nga Roma dhe do të udhëtojë në Kosovë, për vizitë të shkurtër trupave paqëruajtëse amerikane, para se të këthehet në Uashington nga turneu një javësh Evropian.
XS
SM
MD
LG