Ndërlidhjet

SHKUP


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski ka takuar të deleguarin special të Shteteve të Bashkuara, James Pardew dhe të deleguarin special të Bashkimit Evropian, Francois Leotard për të diskutuarr me ta agjendën dhe modalitetet e bisedimeve të ardhëshme, kanë njoftuar zyrtarë të lartë perëndimorë.
Bisedime të nivelit më të ulët, të ekspertëve, kanë vazhduar gjatë uikendit, në saje të presionit ndërkombëtar, por tani zyrtarët shpresojnë që të vazhdojnë bisedimet në nivel të lartë.
Zahir Bekteshi, zëdhënës i PPD-së, ka thënë se partitë shqiptare janë të gatshme për vazhdimin e bisedimeve, por tani përgjegjësia qëndron tek maqedonasit, ka thënë ai, duke iu referuar refuzimit nga pala maqedonase të propozimeve paqësore të mbështetura nga Perëndimi.
XS
SM
MD
LG