Ndërlidhjet

XHAKARTË


Presidenti i posaemëruar i Indonezisë, Megavati Sukarnoputri ka bër thirrje për unitet kombëtar,pasi parlamenti shkarkoi paraardhësin e saj, Abdurrahman Vahid dhe emëroi ate në vend të tij.
Parlamenti i Indonezisë votoi më parë për shkarkimin e Vahidit, duke thënë se ai ka shkelur kushtetutën me shpalljen e dekretit për shpërndarjen e parlamentit.
Kundërshtarët e akuzojnë Abdurrahman Vahidin për jokompetencë dhe për korrupsion gjatë presidencës së tij 21 muajshe.
Para se të votonte parlamenti, zëdhënësi i Vahidit tha se presidenti nuk do të tërhiqej nëse asamblea do të vendoste për shkarkimin e tij.

PEKIN.
Mediat dhe policia e Kinës njoftojnë se 93 minatorë mund të kenë humbur jetën nga shpërthimi i gazit në një minierë thëngjilli në lindje të Kinës, e cila ka punuar ilegalisht.
Policia thotë se ka arrestuar kontraktorin e kësaj miniere, e cila ka qenë rihapur ilegalisht pasi autoritetet e kishin mbyllur muajin e kaluar për shkak të kushteve të këqia.
XS
SM
MD
LG