Ndërlidhjet

logo-print

KAMPI BONDSTIL/KOSOVË


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush vizitoi trupat paqëruajtëse amerikane në Kosovë dhe u takua me shefin e UNMIK-ut Hans Hakerup dhe komandantin e KFOR-it ,gjeneralin Torstajn Shaker.
Në fjalimin që mbajti para trupave amerikane në Kampin Bondstil ,presidenti George Bush ka theksuar se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është të përshpejtojnë ditën kur paqa do të jetë e vetëqëndrueshme ,kur autoritetet vendore të zgjedhur në mënyre demokratike mund të marrin përgjegjësit e plota dhe kur forcat e NATO-s mund të këthehen në shtëpi.
Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët në NATO-n për sendërtimin e lirisë dhe tolerancës,siç ka theksuar , nga Kosova e deri në Kashmir.
Xhorxh Bush ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen nga zotimet e tyre të paqëruajtjes bashkë me NATO-n në Ballkan.
XS
SM
MD
LG