Ndërlidhjet

Ne do të merremi me krijimin e një bote të tolerancës dhe të lirisë


- tha presidenti i SHBA-ve, George Bush, gjatë qëndrimit në kampin Bondstil.

Në shekullin 21 nuk duhet të lejojmë që dallimet të paraqesin shkas për vrasje dhe të jenë pretekst për dominim. Ne do të merremi me krijimin e një bote të tolerancës dhe të lirisë. Institucionet civile duhet të kenë vendin e tyre dhe të forcohen. Krimi i organizuar duhet të vihet nën kontroll. Kriminelët e luftës duhet të dalin para drejtësisë.

Kosova nuk duhet të jetë hapësirë e sigurtë për kryengritje kudo-qoftë. Amerika është gjërësisht e interesuar për stabilitetin evropian dhe për paqe në rajon. Për këtë arsye po ndërmerren masa për ndërprerjen e përkrahjes së jashtme për kryengritësirt në Maqedoni. Për këtë arsye ne duhet të mbajmë patrullimet në kufi dhe ndërprerjen e qarkullimit të armëve.

Ne dhe aleatët tanë erdhëm në Bosnjë dhe në Kosovë së bashku dhe së bashku do të largohemi. Qëllim yni është që të arrihet dita kur paqja do të ruhet vet-vetiu, kur autoritetet lokale, të zgjedhura në mënyrë demokratike, do të bartin përgjegjësinë e plotë dhe kur forcat e Nato-s do të shkojnë në shtëpi…

Poashtu, ju duhet ta keni të qartë misionin tuaj këtu. Udhëheqësit tuaj ushtarak duhet të kenë vizione dhe qëllime të qarta. Për ti arritur këto qëllime, nevojiten pajisje dhe trajnim i mirë – për të qenë i aftë për të luftuar dhe për ta fituar atë dhe, në rend të parë, për ta parandaluar luftën.

E dij se sa e vështirë është vendosja për ju dhe për familjet tuaja. Ata që bartin uniformën amerikane, ata meritojnë përkrahje të plotë të Amerikës. Ju e keni atë!

Unë kam edhe në pjesë të legjislacionit, atë për shpenzimet plotësuese për buxhetin e mbrojtjes, që ka kaluar në Dhomë, ka kaluar në Senat dhe dallimet janë evituar. Ai përmban 1.9 miliard dollarë për pagesa, për beneficione dhe për kujdesin shëndetësor.

Ulja e taksave është poashtu reale.

Unë jam i kënaqur që me buxhetin për vitin e ardhshëm për mbrojtje kërkohet edhe përfshirja e 2.2 miliardë dollarësh shtesë për pagesa dhe për benefficione.

Pos kësaj, unë sot këtu kam nënshkruar për 2.3 miliardë dollarë pëpr akomodim dhe për përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

Është me rëndësi që Kongresi ta dëgjoj këtë mesazh dhe të filloj tash të merret me buxhetin për mbrojtje për vitin e ardhshëm. Kongresi duhet ti ketë parasysh kërkesat e atyre që janë në uniformë. Unë pres përgjegje të shpejtë nga anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Kur unë premtoj, premtoj që Amerika të ndihmoj meshkujt e femrat që janë në uniformë. Sot jam krenar të them se ndihma po arrinë!

Jam i bindur se Amerika duhet t’ju përkrahë. Ju keni vënë vendin para mirëqenies tuaj. Ju i jeni kushtuar çështjes për të mbrojtur idealet më të larta të vendit tonë.

Duke iu falënderuar kësaj, ecja e lirisë vazhdon nëpër gjithë botën.

Ju falënderohem për shërbimin tuaj për të mirën e vendit!
XS
SM
MD
LG