Ndërlidhjet

SHKUP


NATO-ja ka apeluar tek kryengritësit shqiptarë që të tërhiqen nga pozicionet që mbanin para shpërthimit të valës së fundit të dhunës - citon agjensia DPA burime diplomatike në Shkup. Mesazhi i është përcjellë liderit politik të UÇK-së Ali Ahmeti, nga i dërguari special i NATO-s Peter Faith, gjatë një takimi të sotëm. Sipas këtyre burimeve, Faith ka kërkuar garanci nga UÇK-ja, për të lejuar kthimin e banorëve sllavo-maqedonas në shtëpitë e tyre, në disa fshatra përreth Tetovës.
XS
SM
MD
LG