Ndërlidhjet

BERLIN


Minsitri i jashtëm i Gjermanisë Joschka Fischer ka dënuar ashpër kryengritësit shqiptarë për thyerjen e armëpushimit në Maqedoni, ndërsa ka akuzuar qeverinë e Shkupit për nxitjen e një fryme anti-perëndimore. “Është plotësisht e papranueshme, që guerrilasit të largojnë popullatën sllavo-maqedonase nga rajonet ku ajo jeton” ka thënë ministri Joschka Fischer. Më pas ai ka dënuar ashpër edhe sulmet e dhunshme të qytetarëve sllavo-maqedonase mbi përfaqësitë e huaja në Shkup.
“Qeveria maqedonase duhet të bëjë gjithë çmundet për të mbrojtur misionet e huaja në Maqedoni…ajo ka ndihmuar në krijimin e një klime të brendshme politike që bëri të mundshme sulmet e djeshme anti-NATO” – thuhet midis të tjerash në kumtesën për shtyp të ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Joschka Fischer.
XS
SM
MD
LG