Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ushtarët e KFOR-it kanë arrestuar gjatë natës disa grupe prej më shumë se 60 shqiptarësh tek përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin Maqedoni-Kosovë – bën të ditur sot Qendra për informim e KFOR-it në Prishtinë. Zëdhënësi Howard Rhoades tha se 55 prej tyre janë hetuar nga pjesëtarët e Task force të Dragashit në kufirin Kosovë-Maqedoni dhe se disa prej të ndaluarve mbanin veshur uniforma ushtarake. “Ata kishin sasi të vogla municioni dhe armatimesh, që iu konfiskuan menjëherë si dhe mushka të pangarkuara" – ka thënë i njëjti zëdhënës i KFOR-it. Howard Rhodes ka informuar se në dy incidente të tjera në sektorin amerikan në lindje të Kosovës, janë arrestuar edhe shtatë persona që dyshohet të kenë lidhje me guerriljen shqiptare në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG