Ndërlidhjet

HANOI


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë bërë progres në trajtimin e rasteve të disa universitarëve amerikanë të burgosur në Kinë. Pas takimit me ministrin e jashtëm të Kinës, Tang Jiaxuan, zoti Powell tha se disa nga rastet, siç u shpreh ai, “duket se janë drejt rrugës së zgjidhjes”. Ministri i jashtëm kinez, u shpreh për mediat, megjithëse pa shtjelluar, se në bisedat me homologun e tij amerikan, kishin diskutuar rreth mos-shumimit të armatimeve të avancuara dhe disa rasteve individuale, tema këto që ai i cilësoi si “shumë të rëndësishme për Amerikën”.
XS
SM
MD
LG