Ndërlidhjet

SHKUP


Mësohet se NATO ka siguruar një marrëveshje me forcat maqedonase dhe guerrilasit shqiptarë, që të mbështesin armë-pushimin. Sipas marrëveshjes së arritur nga i dërguari special i NATO-s, Peter Faith, guerrilasit do të tërhiqen në pozicionet që kanë pasur para rifillimit të luftimeve-njoftojnë agjensitë botërore të lajmeve. Faith ka kërkuar gjithashtu garanci nga UÇK-ja, për të lejuar kthimin e banorëve sllavo-maqedonas në shtëpitë e tyre, në disa fshatra përreth Tetovës. Mesazhi i është përcjellë liderit politik të UÇK-së Ali Ahmeti, nga i dërguari special i NATO-s Piter Faith, gjatë një takimi, detajet e të cilit po fillojnë të bëhen publike. Marrëveshja i është paraqitur qeverisë e cila nga ana e saj ka siguruar se do të tregohet e matur, vecanërisht në rajonet rreth Tetovës. Marrëveshja hyn në fuqi nesër, në orën 6 të mëngjesit.
XS
SM
MD
LG