Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Condoleezza Rice, këshilltarja e presidentit amerikan George Bush për Sigurinë Kombëtare, pas vizitës në Ukrainë ka qëndruar sot në kryeqytetin e Rusisë, për t’i shtyrë autoritetet e atjeshme t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së vendit të saj për të luftuar rrezikun që u ekspozohet nga shtetet e papërgjegjshme. Condoleezza Rice citohet të ketë thënë pas takimit me kryesuesin e Këshillit për Siguri Kombëtare të Rusisë, Vladimir Rusailo, se ajo beson që dy vendet do të zhvillojnë një qasje të përbashkët rreth kësaj cështjeje si dhe planit amerikan për mburojën raketore. Pas largimit nga kryeqyteti Kiev, zonja Rice u shpreh se ka marrë garanci nga qeveria e Ukrainës se nuk do t’i shesë më armatime Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG