Ndërlidhjet

HAGË


Gjenerali kroat me origjinë nga Kosova, Rahim Ademi, është dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën Ndërkombëtare për Hetimin e Krimeve të Luftës me bazë në Hagë. Zëdhënësi i Gjykatës, Jim Landale, tha se zoti Ademi do të dalë shumë shpejt, ndoshta që nesër, në seancën e parë para panelit të gjykatësve. Sipas zëdhënësit të Hagës, gjenerali është akuzuar për persekutime me sfond politik, racial dhe fetar, për rolin e tij në luftën serbo-kroate që përfundoi në vitin 1995. Këto krime kategorizohen si krime kundër njerëzimit. Vetë Ademi, tha përpara nisjes se ndjehej krenar për rolin e tij në luftë dhe se nuk u trembej akuzave të gjykatës së Hagës. “Nuk kam bërë asgjë të gabuar në luftë dhe do ta provoj këtë. E kam ndërgjegjen plotësisht të pastër” – ka deklaruar 47 vjeçari Rahim Ademi.
XS
SM
MD
LG