Ndërlidhjet

SHKUP


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, shefi i politikës së jashtëme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian, Javier Solana dhe kryesuesi i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, Mircea Geoana arritën në Maqedoni, në një mision paqësor për qetësimin e krizës dhe rifillimin e bisedimeve për zgjidhjen e saj.
Me të arritur në Shkup, Robertson deklaroi se ata shpresojnë që të kursejnë Maqedoninë nga lufta civile, kurse Geoana tha se ata arritën në një moment shumë kritik për këte vend.
Këta zyrtarë të lartë do të takojnë presidentin e Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministrin Lupco Georgievski dhe liderët e tjerë politikë maqedonas dhe shqiptarë që të bisedojnë me ta lidhur me rifillimin e negociatave për zgjidhjen e krizës.
XS
SM
MD
LG