Ndërlidhjet

SHKUP


Sipas marrveshjes së arritur me qeverinë e Maqedonisë, me ndërmjetësim të NATO-s, ,kryengritësit shqiptarë, në ora gjashtë të mëngjesit, filluan tërheqjen deri në pozicionet që mbanin në çastin e armëpushimit të 5 Korrikut, që duhej kompletuar në afat shatë orësh.
Zëdhënsi NATO-s Barry Johnson, tha se gjatë tërheqjes nuk u rapoprtua ndonjë incident, kurse zyrtarë të OSBES-së, të ngarkuar me verifikimin e saj, thanë nga ora 10 se tërheqja vazhdonte sipas planit.
Sipas Marëveshjes që nënshkroi dje lideri politik i kryengritësve shqiptarë, Ali Ahmeti, luftëtarët e tij duhet të heqin të gjitha postblloqet e veta nëpër rrugë, kurse forcat paramilitare duhet të tërhiqen 500 metra larg shtëpisë së fundit në të gjitha fshatrat që kontrollonin kryengritësit deri në 5 Korrik.
XS
SM
MD
LG