Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i mbrojtjes i Rusisë,Sergei Ivanov i vlerësoi konstruktive bisedimet që kishte sot në Moskë me këshilltaren për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Condoleezza Rice.
Ivanov tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, po hulumtojnë rrugët për krijimin e bazave të reja, akoma më serioze për një sistem sigurie ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara, aktualisht, po përpiqen të bindin liderët e Rusisë që të pranojnë planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e mbrojtjes raketore.
Condoleezza Rice ka thënë se, përveç një spektri të gjërë çështjesh nga fusha e sigurisë, dy palët po diskutojnë edhe konfliktet në Lindje të Afërt, në Ballkan dhe në enklavën e Nagorno Karabahut,në Azerbejzxhan.
Zonja Rice, bashkë me sekretarin e thesarit të Shteteve të Bashkuara ,Paul O’ Neill dhe sekretarin e trgëtisë, Don Evans,të cilët ndodhen gjithashtu në Moskë,do të takojnë pasdite presidentin e Rusisë Vlladimir Putin.
XS
SM
MD
LG