Ndërlidhjet

SHKUP


Të deleguarit special të Perëndimit, Francois Leotard dhe James Pardew, kanë takuar presidentin e Maqedonisë, Boris Trajkovski, të cilit i kanë prezentuar projektin e reviduar të propozimeve për paqë, me shpresë që të zënë hapin për vazdimin e negociatave pas shtytjeve që beri vizita e djeshme e George Robertsonit dhe Javier Solanës në Shkup. Presidenti Trajkovski ka patur takime të veçanta me liderët e partive kryesore politike shqiptare dhe maqedonase. Këto bisedime janë përqëndruar në planin e propozuar për paqë, kurse negociatat pritet të vazhdojnë gjatë ditës vonë.
Lideri i PDSH-së, Arbër Xhaferri, citohet tu ketë deklaruar mediave vendore se ata, që nga fillimi, kanë qenë shum të kujdesshëm që të mos shkojnë kundër interesave të popullit maqedonas, por tani është krejtësisht paradoksale që të pritet prej tyre që të tërhiqen nga të drejtat e veta.
XS
SM
MD
LG