Ndërlidhjet

SHKUP


Zëdhënësi i NATO-s në Shkup, Barry Johnson ka deklaruar se kyrengritësit shqiptarë po i përmbahen marrveshjes së re të armëpushimit dhe se situata po zhvillohet sipas planit.
Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë, Marjan Gjurovski, ka thënë se Tetova është e siguruar, sikurse edhe rrugët kryesore në rajon që shpiejnë në Jazhincë.
Nuk është rapotruar për ndonjë konflikt më të madh, por ministria e Mbrojtjes thotë që kryengritësit të jenë fajtorë për nja 30 raste të shkeljes së armëpushimit në rajonin e Tetovës, gjatë natës.
Policia ka njoftuar se dje, në ato anë, është vrarë një civil duke mos dhënë hollësi tjera. Ndërkaq, gazetat shqiptare nga Shkupi njoftojnë se policë të maskuar kanë arrestuar dje në Tetovë gazetarin e TV Art Kanalit, Dashmir Idrizin.
XS
SM
MD
LG