Ndërlidhjet

logo-print

WASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur njoftimet për tërheqjen e kryengritësve shqiptarë nga Tetova dhe hapjen e rrugës për vazhdimin e bisedimeve midis shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë armëpushimin që kanë nënshkruar dhe të vetpërmbahen, sepse nuk ka zgjidhje ushtarake, dhe jemi shumë të kënaqur nga njoftimet se dialogu politikë do të vazhdojë, ka deklaruar mbrëmë zëdhënësi i Stejt Departmentit amerikan, Fhilip Reeker.
Zëdhënësi ka thënë se i deleguari i Shteteve të Bashkuara, James Pardew mbetet në Shkup që të ndihmojë NATO-n dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian në ndërmjetësimin e bidesimeve midis dy palëve.
XS
SM
MD
LG