Ndërlidhjet

WASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka urdhëruar të vihen në disponim 27 milion dollarë për ndihma emergjente valës së refugjatëve dhe njerëzve tjerë të prekur nga konfliktet në Afganistan dhe në Afrikë.
Në një memorandum dërguar sekretarit amerikan të shtetit, Colin Powel, presidenti George Bush thotë se këto fonde duhet të distribuohen, në rend të parë, nëpërmjet organizatave ndërkombëtare dhe joqeveriatre që ndihmojnë refugjatët dhe personat e zhvendosur në Afganistan, Guine, Siera Leone dhe Eritre.
Mbi pesë milionë dollarë nga këto mjete do të lihen anash si fonde për raste kur Shtetet e Bshkuara duhet t’i përgjigjen urgjentisht krizave të refugjatëve.
XS
SM
MD
LG