Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Zëvendës ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Gennady Gatilov ka thënë mbrëmë në Këshillin e Sigurimit se Rusia kërkon rol aktiv të autoriteteve jugosllave në përgatitjen e zgjedhjeve në Kosovë.
Karakteri i vërtetë demokratik dhe përfaqësues i zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë mund të sigurohet nëpërmjet përgatitjeve me një rol aktiv të Beogradit, ka thënë Gatilov.
Diplomati i Rusisë ka thënë më tej se Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë mund të përmbushë detyrën e vetë me bashkëpunim të plotë me autoritetet jugosllave, duke shtuar se para zgjedhjeve duhet të sigurohen kushte të njejta sigurie dhe proces stabil i këthimit të refugjatëve.
XS
SM
MD
LG