Ndërlidhjet

SHKUP


Sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë, organizatat ndërkombëtare kanë asistuar në kthimin e 350 refugjatëve të etnisë sllave në shtëpitë e tyre në fshatrat Leshok, Dobrosht dhe Neproshten. Raportohet se ndërkohë, fshatarë sllavo-maqedonas të Tearcës, po mbajnë të bllokuar një urë në lumin Vardar, pranë ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Shkup dhe kërkojnë të flasin me zyrtarë qeveritarë. Ata thonë se kryengritësit shqiptarë u kanë vënë flakën shtëpive të tyre, duke u pamundësuar kësisoj kthimin në fshat. Përveç këtij rasti të vecuar, gjendja në Maqedoni përgjithësisht paraqitet e qetë-njoftojnë burime të Europës së Lirë në terren.
XS
SM
MD
LG