Ndërlidhjet

BEOGRAD


Vetëm dy ditë para fillimit të rishikimit të listave të votuesve në Kosovë, koalicioni në fuqi në Serbi, ka deklaruar se do të përkrahë mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, vetëm kur atje të përmirësohen kushtet e sigurisë për serbët dhe minoritetet e tjera. Të 18 partitë e aleancës Opozita Demokratike e Serbisë, thanë se zhvillimi në nëntor i zgjedhjeve është i parakohshëm, për arsye të, siç u shprehën ata, “sulmeve etnike dhe intolerancës”. Kritika të ngjashme ka lëshuar një ditë më parë edhe presidenti jugosllav, Vojislav Kostunica.
XS
SM
MD
LG