Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri serb i privatizimit, Alexander Vlahovic, ka lajmëruar se shtylla e industrisë së prodhimit të makinave do të mbyllë mijëra vende pune, sipas një marrëveshje për rikonstruktimin e saj të arritur mes drejtuesve dhe qeverisë. Marrëveshja pritet të nënshkruhet të hënën, dhe në bazë të saj, fabrika e automjeteve Zastava në Kragujevac, do të pushojë nga puna 8000 nga 11 mijë e 500 punëtorët e saj. Ministri Vllahovic tha se punëtorët e larguar mund të zgjedhin mes një shume parash, kompensimit në statusin e të papunit ose rikualifikimit.
XS
SM
MD
LG