Ndërlidhjet

SHKUP


Disa mijëra demonstrues sllavo-maqedonas janë tubuar pranë ndërtesës së parlamentit në Shkup, në një protestë kundër kryengritjes shqiptare, siç thonë ata. Policia është në gjendje të lartë gadishmërie pranë selive të përfaqësive të huaja, në rast se protestuesit kërcënojnë t’i sulmojnë ato, siç ka mdodhur më herët gjatë javës. Po sot gjatë ditës, fshatarë sllavo-maqedonas të Tearcës, mbajtën të bllokuar një urë në lumin Vardar me kërkesën që të komunikonin me zyrtarë qeveritarë. Ata thanë se kryengritës shqiptarë u kanë vënë flakën shtëpive të tyre, duke u pamundësuar kësisoj kthimin në fshat. Ndërkohë sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë, organizatat ndërkombëtare kanë ndihmuar në kthimin e 350 refugjatëve të etnisë sllave në shtëpitë e tyre në fshatrat Leshok, Dobrosht dhe Neproshten.
XS
SM
MD
LG