Vetëm dy ditë para fillimit të rishikimit të listave të votuesve në Kosovë, koalicioni në fuqi në Serbi, ka deklaruar se do të përkrahë mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, vetëm kur atje të përmirësohen kushtet e sigurisë për serbët dhe minoritetet e tjera. Të 18 partitë e aleancës Opozita Demokratike e Serbisë, thanë se zhvillimi në nëntor i zgjedhjeve është i parakohshëm, për arsye të, siç u shprehën ata, “sulmeve etnike dhe intolerancës”.
Kritika të ngjashme ka lëshuar një ditë më parë edhe presidenti jugosllav, Vojislav Kostunica.
Kritika të ngjashme ka lëshuar një ditë më parë edhe presidenti jugosllav, Vojislav Kostunica.