Ndërlidhjet

TIRANË / BUKURESHT


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, pritet të fillojë të hënën një turne ballkanik me ndalesën e parë në Bukuresht, ku do të bisedojë me homologun e tij Mircea Geoana, mbi gjendjen e sigurisë në Ballkan – citon agjensia Frans Pres zyrtarë rumunë. Sikurse njofton ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ministri Milo, do të udhëtojë në pesë shtete rajonale në cilësinë e kryesuesit të rradhës të nismës për Proçesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore.
XS
SM
MD
LG