Ndërlidhjet

PEKIN


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell ka kompletuar bisedimet në kryeqytetin kinez, bisedime këto të cilat i paraprijnë vizitës së presidentit George Bush në Kinë, gjatë muajit tetor. Pas takimit me presidentin e Kinës, Jiang Zemin, zoti Colin Powell tha se Uashingtoni dhe Pekini kanë rënë dakort të vazhdojnë dialogun mbi të Drejtat e Njeriut gjatë muajve të ardhshëm. Ai u shpreh se kishte theksuar respektimin e përgjithshëm të standarteve ndërkombëtare, dhe jo përqëndrimin në raste individuale të praktikave të Kinës. Sekretari i Shtetit, Colin Powell deklaroi po ashtu se ka qenë në gjendje të ngushtojë dallimet me Kinën sa i takon eksporteve ushtarake dhe transferimit të teknologjisë raketore.
XS
SM
MD
LG