Ndërlidhjet

LIMA, PERU


Alejandro Toledo, presidenti i ri i Perusë i zgjedhur në rrugë demokratike, bëri betimin në një ceremoni solemne në kryeqytetin Lima. Toledo fitoi popullaritet gjatë demonstrimeve kundër presidentit të shkarkuar Alberto Fujimori. Ai ka premtuar të krijojë vende të reja pune, të rrisë pagat dhe të shkurtojë taksat duke ruajtur një disiplinë të rreptë fiskale. Presidenti Alejandro Toledo krenohet me faktin se është i pari udhëheqës peruan në 500 vjet, me prejardhje vendase, indiane.
XS
SM
MD
LG